• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Çfarë mund të presë Gjermania nga një president Biden? (i përditësuar)

Çfarë mund të presë Gjermania nga një president Biden? (i përditësuar)

by albnews
8 November, 2020
in Bota
0
2
VIEWS

Lehtësim i dukshëm ndihet në Gjermani pas fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA të Joe Bidenit. Me një president Biden, marrëdhëniet gjermane e evropiane me SHBA bëhen më të parashikueshme, shkruan Auron Dodi.

Fitorja e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale në SHBA u përshëndet në Gjermani menjëherë pasi u bë e njohur. Kancelarja Angela Merkel i uroi të shtunën (07.11.) Bidenit “nga zemra fat dhe sukses”. “Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme, po të duan të përballojmë sfidat e mëdha të kësaj kohe”, shkroi Merkel në një twitter të shpërndarë nga një zëdhënës i qeverisë.

Lehtësimi që ndihet në këto fjalë të kancelares shpjegohet me të panjohurën e madhe, që i priste marrëdhëniet midis Gjermanisë, Evropës dhe SHBA, me një mandat të dytë të Donald Trumpit.

Ai pason habinë fillestare në Gjermani, pas prognozave të para kur u mbyllën kutitë e votimit. Të gjitha sondazhet paraprake sugjeronin një fitore të thellë që në krye për Joe Bidenin. Por mbyllja e kutive të votimit tregoi pa pritur se sa e madhe vazhdon të jetë në SHBA mbështetja për Donald Trumpin.

USA Chicago | Menschen feiern den Wahlsieg von Joe Biden (Armando L. Sanchez/TNS/ZUMA Wire/picture alliance)
Mbështetës të Joe Bidenit festojnë fitoren e tij, Çikago, (07.11.)

Megjithë fitoren e dukshme të Bidenit, rezultatet që njihen të këtyre zgjedhjeve presidenciale  qartësuan edhe një fakt: se zgjedhja e Donald Trumpit president, katër vjet më parë, nuk ishte aksidentale. Triumfi i Trumpit qe kurorëzimi i një zhvillimi në SHBA e në botë, jo shkaktari i tij.

Rezultatet konfirmojnë se SHBA janë të ndara thellësisht. Bideni potencon faktin se ka fituar mbi 74 milionë vota të popullit. Kurse Trumpi, i përgatitur tani për një betejë ligjore për rezultatet, thotë se me 71 milionë vota, ai ka marrë më shumë vota se çdo president tjetër i SHBA në detyrë.

Sidoqoftë: mbështetja masive (e papritur jashtë SHBA) për Trumpin tregoi se për miliona vetë në SHBA janë të pranueshme qëndrime, sjellje, veprime të politikanëve, për të cilat në Evropën demokratike politikanët do të skualifikoheshin.

Opinioni publik në Gjermani dhe në Evropë është shumë i ndjeshëm p.sh. për raportin publik që kanë liderët me të vërtetën, me faktet; apo për qëndrimin që mban një lider ndaj njerëzve me ngjyrë apo me fe tjetër.

Kurse në SHBA një pjesë shumë e madhe e amerikanëve të bardhë shohin si urgjente çështje të tjera.

Duket se ata kanë frikë se po u ikën nga duart kontrolli mbi vendin e tyre: përballë emigrantëve të vjetër e të rinj; ata mendojnë se shtete të huaja apo organizma të fuqishme po i mashtrojnë amerikanët; se problemet që kanë ata burojnë nga fakti se elita politike e ekonomike në SHBA vazhdon të pasurohet.

Në këto shqetësime ka elementë të justifikuar e të vërtetë. Por kjo nuk është kryesorja. Fakt që është që deri para Trumpit pakkush i kishte bërë shumë amerikanë të bardhë, kryesisht njerëz të thjeshtë, të besonin se mund t’u zgjidhen këto halle.

Donald Trumpi u përçoi me mjeshtëri ndjesinë e shpëtimtarit. Kjo ndjesi rezultoi më e rëndësishme për ta se çdo teprim i Presidentit. Dhe ata e shpërblyen sërish Trumpin në kutitë e votimit, duke ia falur e justifikuar edhe menaxhimin që i bëri pandemisë së Coronas.

Bideni president mirëpritet në Gjermani

Joe Bideni është politikan, në dallim nga Donald Trumpi, që është biznesmen. Bideni ka qenë zëvendëspresident në administratën e Barack Obamas. Dhe e ka nisur karrierën që në vitin 1972, kur bota kishte më shumë rregulla.

Pritet që stili i komunikimit dhe toni i Joe Bidenit të jenë të ndryshme nga ato të presidentit Trump. Pak vetë dyshojnë që Bideni do të sillet me respekt me aleatët.

Nga një president Biden në Gjermani presin që të riparojë deformimet  e katër viteve të fundit, në marrëdhëniet me Gjermaninë. Ai ka thënë se do ta rishikojë vendimin e Trumpit për të tërhequr një të tretën e 36.000 ushtarëve amerikanë, që janë stacionuar në Gjermani.

Bideni ka qëndrim të ngjashëm me Gjermaninë ndaj Rusisë: qëndrim kritik, por realist.

Ashtu si Gjermania, Joe Bideni është për mbrojtjen e klimës. Deklarata e tij se SHBA do të aderojë sërish në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, po u zgjodh ai President, u regjistrua me vëmendje në Gjermani.

Por një kthesë 180 gradëshe në marrëdhëniet dypalëshe, në Gjermani nuk e presin as me Bidenin. Që në vitin 2017 kancelarja Merkel tha se “ne duhet ta marrim në duart tona fatin tonë, natyrisht në miqësi me SHBA”.

Problemet që pritet të mbeten edhe me Bidenin

Në ekonomi: besohet që fërkimet tregtare me BE do të mbeteshin pak a shumë të njëjta. Sipas disa vëzhguesve, edhe Bideni është proteksionist. Ai mbron koncepte që orientohen në tregun e brendshëm amerikan.

Të tjerë thonë se fakti që ai e ka rrethuar veten me këshilltarë të sigurisë të Obamas, do të ndikojë që ai të riafrohet me multilateralizmin liberal.

Por edhe Bideni dhe ekipi i tij tërheqin vëmendjen se bota dhe SHBA kanë ndryshuar thellësisht katër vitet e fundit.

USA I Proteste von Donald Trumps Anhängern (Leah Millis/REUTERS)
Protesta të mbështetësve të Donald Trumpit në Uashington

Në politikën e jashtme: në këto katër vjet, Gjermania dhe Evropa janë larguar disi nga parja e SHBA si qendër e botës. Ka nisur një emancipim, për ta marrë fatin vetjak në dorë.  Fjala për „sovranitetin evropian” dëgjohet tani si në Berlin, ashtu edhe në Paris. Këtë e ka ndikuar edhe fakti që Evropa nuk ka më rëndësinë e mëparshme për SHBA. Vëmendja amerikane tani është përqendruar te Kina dhe te Rusia.

Përsa i përket Joe Bidenit, pozicioni i tij ndaj Kinës është i ngjashëm me atë të Trumpit.

Nga ana tjetër, edhe për Evropën, tani kanë fituar rëndësi të re marrëdhëniet me Kinën.  Megjithëkëtë, nisur nga mënyra si e vështrojnë botën sot në Gjermani është e qartë: në rast detyrimi për të vendosur mes Kinës apo SHBA, Gjermania do të vendoste për SHBA. SHBA mbeten aleati kryesor.

Pak ndryshime në qëndrimin amerikan ndaj sigurisë

Në politikën e sigurisë: presioni mbi Bashkimin Evropian, mbi Gjermaninë për të shtuar investimet në mbrojtje pritet të vazhdojë. Aq më tepër që kjo këmbëngulje amerikane ka nisur që në kohën e Obamas.

Njëkohësisht, gjithnjë e më shumë, në opinionin publik gjerman kërkesat amerikane në këtë drejtim po gjejnë mbështetje. Politikanë dhe analistë kërkojnë që Gjermania (dhe Evropa) të ndërgjegjësohet për peshën që ka në politikën evropiane e botërore – dhe të veprojë në përputhje me këtë. Me një politikë të jashtme më të vendosur, duke shtuar misionet ushtarake për paqen, mbrohen më mirë edhe interesat vetjake. Një politikë e jashtme pa kërcënim ushtarak nuk ka fuqinë e duhur, kujtoi këto ditë një studiues.

USA Wilmington | Rede Joe Biden und Kamala Harris nach dem Wahlsieg (Angela Weiss/AFP/Getty Images)
Fjalimi i Joe Bidenit pas fitores

Përsa i përket NATO-s si organizatë e përbashkët, me Bidenin atë e pret një e ardhme më e mirë. Në një intervistë të enjten e kaluar Bideni tha se gjëja e parë që do të bënte pas zgjedhjes së tij do të ishte t’u telefononte udhëheqësve të Aleancës për t’u thënë se mund të mbështeten përsëri te SHBA.

Po të kish fituar sërish Presidenti Trump…

Jo pak vëzhgues thonë se katër vjet administratë Trump qenë të përballueshme, por katër vjet të tjera do të kishin sjellë ndryshime të qëndrueshme në të ardhmen e Perëndimit. Të Perëndimit në kuptimin e grupit të shteteve që ndajnë vlera të përbashkëta, vlera të lirisë, të një rendi liberal botëror.

Një reduktim i Perëndimit në një koncept etnik-nacional ka kohë që po zë vend në botë. Në BE ky koncept ka ende pak mbështetës. Përsa i përket Donald Trumpit ai nuk është larg këtij përfytyrimi, Perëndimin ai e sheh më tepër si identitet kulturor të përbashkët. Dhe me të edhe një pjesë e madhe e amerikanëve, që e mbështetën atë fuqimisht edhe në këto zgjedhje.

Një mandat tjetër të Trumpit do ta kishin ndjerë edhe marrëdhëniet Evropë-SHBA, pra BE – SHBA. Presidenti Trump dihet që e shpalli si kundërshtar Bashkimin Evropian, kryesisht në politikën tregtare. Ai u përgatit t’i vërë sanksione, dogana Bashkimit Evropian.

U vendos një „armëpushim” për këtë në vitin 2018, i negociuar nga ish-Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Por paralajmërimet amerikane ndaj BE nuk pushuan dhe disa sanksione amerikane ndaj produkteve evropiane tashmë janë vënë.

Në mesazhin e kancelares Merkel, që aktualisht kryeson edhe Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, ndihet shpresa që në marrëdhëniet dypalëshe të rikthehet një komunikim i denjë për partnerët. Një rregull bazë i të gjitha negociatave vlen edhe në marrëdhëniet BE-SHBA: nga një kuadër miqësor përfitojnë të gjitha palët, sado diverguese t’i kenë interesat.

Previous Post

Bideni shpalli fitoren, por mbështetës të Trumpit thonë se “ende s’ka mbaruar”

Next Post

Corona: Çfarë i ka sjellë Suedisë rruga e veçuar?

albnews

albnews

Related Posts

Goditje ndaj krimit kibernetik: Operacioni global shkatërron rrjetin e infektimit me viruse
Bota

Goditje ndaj krimit kibernetik: Operacioni global shkatërron rrjetin e infektimit me viruse

23 May, 2025
“Çfarë ishte ajo zhurmë?”/ Momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’, BBC zbulon videon tronditëse
Bota

“Çfarë ishte ajo zhurmë?”/ Momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’, BBC zbulon videon tronditëse

23 May, 2025
Vatikani si neutral apo problematik? Debati për bisedimet me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus: Nuk është zgjedhje e mirë për…
Bota

Vatikani si neutral apo problematik? Debati për bisedimet me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus: Nuk është zgjedhje e mirë për…

23 May, 2025
Next Post
Corona: Çfarë i ka sjellë Suedisë rruga e veçuar?

Corona: Çfarë i ka sjellë Suedisë rruga e veçuar?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
‘Tani në lojë është futur Gesi dhe jo Spiro’, përgjimet mes trafikantëve! Vizita e Ervis Detit në Itali

‘Tani në lojë është futur Gesi dhe jo Spiro’, përgjimet mes trafikantëve! Vizita e Ervis Detit në Itali

23 May, 2025
Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të krijohet qeveri teknike!

Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të krijohet qeveri teknike!

23 May, 2025
Brad Pitt fotografohet me një model të ri flokësh – fansat vazhdojnë të mendojnë se është aktori më i pashëm i të gjitha kohërave

Brad Pitt fotografohet me një model të ri flokësh – fansat vazhdojnë të mendojnë se është aktori më i pashëm i të gjitha kohërave

23 May, 2025
Kallas nuk bind dot ligjvënësit në Kosovë/ Dështon mbledhja e parlamentit për herë të 20, nuk ka dakordësi për të zgjedhur kryeparlamentarin

Kallas nuk bind dot ligjvënësit në Kosovë/ Dështon mbledhja e parlamentit për herë të 20, nuk ka dakordësi për të zgjedhur kryeparlamentarin

23 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4733 shares
    Share 1893 Tweet 1183
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2403 shares
    Share 961 Tweet 601
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1873 shares
    Share 749 Tweet 468
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1813 shares
    Share 725 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1697 shares
    Share 679 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM