ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 3 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 3 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 3 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  3 hours ago
Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Çfarë ndikimi ka Kina mbi OBSH-në?

albnews by albnews
6 May, 2020
in Bota
0
Çfarë ndikimi ka Kina mbi OBSH-në?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Trump e fajësoi OBSH-në se ishte pro Kinës dhe po keqmenaxhonte urgjencën shëndetësore. Presidenti amerikan nuk është i vetëm në këtë kritikë. Ai ka pas vetes ekspertë të shumtë shëndetësorë dhe vëzhgues politikë që ngrenë shqetësime në lidhje me mbrojtjen e Pekinit nga zyrtarët e OBSH-së.

Në fund të janarit, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u takua me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin dhe falënderoi përpjekjet e vendit për të kontrolluar shpërthimin. Ai gjithashtu vlerësoi udhëheqjen e lartë të Partisë Komuniste për ‘gatishmërinë  në shkëmbimin e informacionit’ për virusin dhe përhapjen e tij.

RelatedPosts

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Fillimisht, OBSH u shpreh kundër kufizimit të udhëtimit me Kinën dhe rekomandoi që vendet të mbajnë kufijtë e tyre të hapura. Disa ekspertë argumentojnë se OBSH mund të ketë qenë e shqetësuar se po të sfidonte Pekinin në çfarëdolloj mënyre, mund të kishte përkeqësuar krizën, duke e vendosur Kinën në mbrojtje.

“Kjo mund të ketë çuar potencialisht që Kina të ndajë më pak informacione me komunitetin ndërkombëtar ose të ndalonte ekspertët e OBSH-së të shkonin në Kinë,” tha Thomas des Garets Geddes, një studiues në Institutin Mercator.

“Por kjo nuk shpjegon pse OBSH e lavdëroi Kinën ashtu si bëri. Falënderimet e tilla të tepërta ishin të panevojshme,”- shtoi ai.

Presione nga buxheti

Një fushë tjetër e diskutimit është perceptimi i ndikimit në rritje të Kinës mbi institucionin. Që nga themelimi në 1948, paratë e OBSH-së kanë hyrë në dy rryma: vlerësime dhe kontribute vullnetare. Në fillim të këtij shekulli, agjensia mori gati gjysmën e parave të saj si detyrime nga vendet anëtare, por kjo përbën rreth 20% të fondeve të saj. Kjo do të thotë që tani OBSH varet më tepër nga kontributet vullnetare.

Kontributet e Kinës për OBSH janë rritur me 52% që nga viti 2014, në afro 86 milion dollarë. Pekini gjithashtu ka rritur kontributet vullnetare nga 8.7 milion dollarë në 2014 në afro 10.2 milion dollarë në 2019.

Prapëseprapë, Shtetet e Bashkuara deri tani janë dhuruesi më i madh i organizatës. Në 2018-2019, kontributi i përgjithshëm i Uashingtonit në OBSH ishte 893 milion dollarë. Donacionet e SHBA-së përbëjnë rreth 14.6% të të gjitha kontributeve vullnetare të dhëna globalisht.

Bashkëpunim i ngushtë

Megjithë pjesëmarrjen e ulët në financimin e përgjithshëm të OBSH-së, ekspertët thonë se rritja e kontributeve financiare të Kinës është e rëndësishme, veçanërisht në një kohë kur SHBA  shihet të heqë dorë nga organizatat ndërkombëtare dhe të kërcënojë për të shkurtuar fondet globale të shëndetit.

“Potenciali i Kinës për t’u bërë kontribuesi më i madh i OBSH-së, duhet domosdoshmërisht të jetë një perspektivë tërheqëse për agjencinë e Kombeve të Bashkuara,”- tha eksperti i MERICS.

Vëzhguesit gjithashtu theksojnë se bashkëpunimi midis OBSH-së dhe Kinës ka qenë në rritje. Një ekonomike dhe diplomatike e Kinës i lejon Pekinit të ndikojë në vendimet politike dhe të ndërtojë koalicione në të gjithë botën.

Një çështje e ndjeshme

Kritikët gjithashtu tregojnë për përjashtimin e vazhdueshëm të Tajvanit nga OBSH si provë e ndikimit të Pekinit. Që kur Kina u anëtarësua në KB në 1971, ajo ka bllokuar në mënyrë periodike Tajvanin nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare si OBSH me arsyetimin se ishulli i qeverisur në mënyrë demokratike është pjesë e Kinës.

Sipas Qendrës së Komandave Epidemike të Tajvanit (CEÇ), Tajvani paralajmëroi OBSH-në për mundësinë e transmetimit të koronavirusit, nga njeriu në njeri, qysh më 31 dhjetor 2019.

“OBSH nuk e mori seriozisht informacionin e dhënë nga Tajvani dhe ne besojmë se kjo çoi në përgjigjen e vonuar globale ndaj pandemisë COVID19”,- tha KQZK në një deklaratë me shkrim.

“OBSH dhe drejtori i përgjithshëm i saj, Tedros Adhanom duhet të jenë shumë të vetëdijshëm se zemërimi i Kinës prej çështjes së Tajvanit, potencialisht mund t’i japë fund bashkëpunimit të tyre me Pekinin. OBSH duke injoruar Tajvanin dhe duke e trajtuar atë sikur të ishte një provincë kineze, duket se është e drejtpërdrejtë pasojë e kësaj frike”./Opinion.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result