“Çfarë ngjyre i ke veshur të brendshmet”, tjetër akuzë e rëndë për presidentin e federatës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtohen akuzat dhe problemet për Luis Rubiales, president i Federatës Spanjolle të Futbollit, që është vënë në qendër të kritikave pasi puthi në buzë një futbolliste të përfaqësueses së Spanjës gjatë festimeve për suksesin në Botërorin e femrave.

Tamara Ramos, Drejtore e Përgjithshme e Sindikatës Futbolistas ON, ka dhënë një intervistë për “El Programa del Verano”, ku akuzoi drejtuesin e lartë të futbollit spanjoll për fyerjet që i kishte bërë kur punonin së bashku në Shoqatën e Futbollistëve Spanjollë.

“Kam vuajtur poshtërim, ka qenë i egër. Nuk më habit aspak sepse e njoh prej shumë vitesh dhe kam vuajtur prej sjelljeve të tij, që çuditërisht guxon dhe i bën në publik.”

Bashkëthemeluesja e Futbolista ON zbulon komentet e turpshme të Rubiales në sy të futbollistëve të nivelit të lartë si Casillas apo Pique, si: “eja, ke ardhur të vrasësh gjunjët” apo “çfarë ngjyre i ke veshur të brendshmet sot?”, akuzoi Tamara Ramos.

Ajo siguron se “tani e kanë më të lehtë të më besojnë” dhe denoncon maskilizmin në botën e futbollit.

Share This Article