ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 7 minutes ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 10 minutes ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 21 minutes ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 24 minutes ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 28 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Çfarë po bën OBSH?

albnews by albnews
6 April, 2020
in Bota
0
Çfarë po bën OBSH?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Para plot 72 vitesh është themeluar OBSH. Si shihet roli i saj deri më sot, në kohën e virusit Corona?

Si shihet puna e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)?

RelatedPosts

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Imran Khan dhe gruaja e tij u dënuan me burgim të mëtejshëm pas një rasti mashtrimi me dhurata shtetërore

Në mendjen e njerëzve kthehet roli i OBSH në veçanti në kohërat e sëmundjeve të rënda, epidemive dhe pandemive, si për shembull në vitin 2009 me rastin e përhapjes së gripit të derrave,  2014 dhe 2019, për shkak të Ebolës dhe tani kur bota po përballet me pandeminë e rëndë të virusit Corona. Por detyrat dhe fushëveprimi i OBSH është shumë më i gjërë. Qëllimi është që në mbarë botën të ofrohet një shërbim sa më i mirë shëndetësor dhe që në veçanti në kohërat e krizave dhe katastrofave të ofrohet një ndihmë sa më e shpejtë dhe e mirë. OBSH mbikqyr zhvillimet në shëndetësi në mbarë botën, gjendjen me ushqimin dhe kushtet sanitare. OBSH ka 194 vende anëtare dhe mbështet hulumtimet në shëndetësi, përcaktimin e normave dhe standardeve në këtë fushë.

Themelimi i OBSH

Illustration 2019 Novel Coronavirus Sars-CoV-2 (picture-alliance/dpa/AP/Centers for Disease Control and Prevention )

Ideja e autoriteteve shëndetësore është paraqitur me rastin e themelimit të Kombeve të Bashkuara, pak pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me 1945. Ato e kishin të qartë se mbajtja e paqës dhe sigurisë në botë nuk është e mundur pa mirëmbajtjen e shëndetit dhe pa zgjidhjen e problemeve të mëdha të asaj kohe në këtë fushë. Kushtetuta e OBSH është miratuar dhe nënshkruar në vitin 1946 nga 61 vende të ndryshme në New York.  Me 7 prill 1948, pra në ditën që sot konsiderohet si dita e themelimi të OBSH, është futur në fuqi. Selia e OBSH gjendet në Gjenevë të Zvicrës, e ajo ka rreth 150 zyra rajonale në botë. OBSH pohon se ajo ka rreth 7000 bashkëpunëtorë.

Financimi

Buxheti i OBSH për periudhën 2020-2021 ka rreth 4,8 miliardë dollarë amerikanë, pra rreth 4,2 miliardë Euro. Rreth një e pesta e buxhetit sigurohet nga kontributet e 194 vendeve anëtare. Por nuk paguajnë të gjitha vendet shumën e njëjtë. Pagesat varen nga fuqia ekonomike e vendeve anëtare.

Schweiz Genf WHO-Zentrale (picture-alliance/imageBROKER/K. Petersen)

Pjesa më e madhe e sasisë tjetër të buxhetit varet nga kontributet vullnetare të vendeve anëtare si dhe donacionet e fondacioneve, institucioneve të OKB, por edhe personave privat. Kjo pjesë e financimit është rritur në mënyrë permanente në dekadat e fundit, e njëkohësisht janë shtuar edhe kritikat për mungesë pavarësie të OBSH. Shoqata Gjermane për Kombet e Bashkuara (DGVN) pohon për shembull se në periudhën 2010 -2011 kanë qenë ndër vendet me pagesat më të mëdha (me mbi 60 % të buxhetit): SHBA, Japonia dhe Gjermania. Ndërsa në vitet 2012-2013 paguesi më i madh ka qenë Bill & Melinda Gates Foundation, pra para SHBA dhe vendeve të tjera.

Schweiz | Pressekonferenz: Weltgesundheitsorganisation WHO - Ausbreitung des Coronavirus wird als Pandemie eingestuft (Getty Images/AFP/F. Cofffrini)

Roli i OBSH në krizën Corona

Në luftën për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave të virusit Corona, OBSH ka një rol qendror. Tek infektimet me virusët e sëmundjeve si AIDS, Malaria apo COVID-19, OBSH koordinon aktivitetet ndërkombëtare, ndër to edhe bashkpunimin për hulumtimet në fushën e virusit Corona, për teste, medikamente dhe vaksina. OBSH ka inicuar edhe një studim klinik për testimin e medikamenteve ekzistuese në luftën kundër Covid-19. Ajo është edhe pjesë e programeve të tjera në luftën kundër virusit, ku ndahen edhe sasi të konsiderueshme parash. Ekspertët e saj kanë bërë edhe programe emergjente për veprime të caktuara, si për shembull, masat e karantinës, ndalimi i udhëtimeve etj. Sugjerimet e OBSH nuk janë obliguese, por respektohen në të shumtën e rasteve. OBSH e ka shpallur virusin Corona si pandemi në fillim të marsit, që do të thotë se përmasat e rrezikut dhe përhapjes së saj janë përmasa botërore. Drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vet shpallja e pandemisë nuk paraqet ndonjë ndryshim esencial në punën e OBSH dhe vendeve anëtare.

Si shihet roli i OBSH në kohën e virusit Corona?

OBSH është lavdëruar kohët e fundit për shkak të përhapjes së njohurive për rrezikun dhe veprimit në kohën e krizës së virusit Corona. Në kohën e krizës së pandemisë me gripin e derrit (2009) apo Ebola (2014 dhe 2015) ka pasur kritika ndaj punës së OBSH. Kjo ka bërë që OBSH të ndërrojë punën e saj në kohën e krizave. Suksesi i tanishëm global lidhet edhe me emrin e shefit të ri të OBSH Tedros, i cili nuk heziton fare që të paraqitet në opinion. Por Tedros është kritikuar për lëvdatat e tij ndaj Kinës, në rastin e luftimit të pandemisë atje, sepse Kina fillimisht ka heshtur për krizën në Wuhan e pastaj vendosi masa shumë rigoroze atje.


albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result