Një fotografi që tregon paraqitjen e kreut të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov më ndryshe se herave të tjera po qarkullon me të madhe në Twitter.
Kadyrov si duket ka shtuar në peshë sipas imazheve që u shpërndanë nga përdorues të ndryshëm, transmeton Telegrafi.
Një ndër ta që ndau imazhet është edhe këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko. Ai postoi dy imazhe të Kadyrovit në një fotografi të vetme ku shihet krahasimi.
Imazhi i parë e tregonte udhëheqësin çeçen më datën 27 shkurt të vitit 2022, dhe tjetra më 3 shkurt të vitit 2023, sipas imazhit ka një diferencë të tek Kadyrov, derisa Gerashchenko shtron pyetjen se çfarë po ndodh me të.
Kjo fotografi madje është përhapur edhe nga përdorues të tjerë në Twitter.