Çfarë pritet të ndodhë me Vangjush Dakon

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pas dy ditësh ka mundësinë  e fundit për të lënë qelinë pasi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Nisur nga akuzua për shpërdorim detyre do shohim shumë më tepër kryebashkiakë nën hetim. Po të marrim rastin e Dakos, që pasnesër ka mundësinë e fundit për  të dalë nga qelia, pasi ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kjo është mundësia e tij e fundit për të përfituar një masë më të lehtë sigurie. Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre para 11 vitesh. Me këtë standard çdo kryetar bashkie, edhe në Tiranë të gjithë kryetarët e bashkisë, po t’i hyje leje zhvillimore do ngeleshin në rrjetë të gjithë majtas djathtas”, tha gazetari.

Ish-kryebashkiaku u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

Rasti i parë për të cilën akuzohet Dako lidhet me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin.

Akuza tjetër që rëndon mbi ish-kryebashkiakun lidhet me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare, që iu rrit vlera 10-fish.

Share This Article