“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Ja si përgjigjet Mirela Kumbaro

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në fund të konferencës për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, Mirela Kumbaro e cila mban postin e ministres së Arsimit, u pyet nga gazetarët se cilat janë rezultatet që ‘justifikojnë jetëgjatësinë’ në qeveri.

Ministrja Kumbaro tha se rezultatet maten përmes votës dhe nëpërmjet analizës së brendshme të skuadrës socialiste. Kumbaro shtoi se ministrat funksionojnë si pjesë e një skuadre.

-Ministre, tre kolegët tuaj që sapo folën janë tre ministra të rinj të kabinetit Rama 4. Pas kryeministrit Rama ju jeni ministrja më afatgjatë në këto katër mandate. A mund të na thoni cilat janë rezultatet që justifikojnë këtë vazhdimësinë tuaj në kabinetet e zotit Rama

Rezultatet janë ato që maten dhe vlerësohen çdo 4 vjet, qoftë nëpërmjet votës, qoftë përmes vlerësimit dhe analizave që bëjmë si skuadër e maxhorancës.

Asnjë ministër nuk është aty sepse është vetë, por sepse jemi pjesë e një skuadre. Si në çdo skuadër rolet ndërrohen, lëvizin me detyra të caktuara, që nga deputeti, drejtuesi politik, që nga ministri apo pjesëmarrja në komisione parlamentare.

Është pjesë e një skuadre, pjesë e një filozofie. Nuk është ministri që qëndron por, maxhoranca dhe lidershipi i Edi Ramës. Ne jemi pjesë e një skuadre dhe bashkëpunojmë në role dhe detyra të caktuara”, u përgjigj Kumbaro.

Ministrja Kumbaro është pjesë e kabinetit të KM Edi Rama në të gjitha qeverite Rama, që nga viti 2013. Shumë eksponentë të Ministrive që ajo ka drejtuar, janë akuzuar për korrupsion, por Ministrja Kumbaro, edhe pse ka ndryshuar tre portofole Ministri, nuk ka asnjë akuzë të drejtpërdrejtë.

Share This Article