Çfarë shkruante më 1809 Bajroni për shqiptarët?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ja çfarë shkruan Lord Bajroni për shqiptarët në një letër dërguar nënës nga Preveza, më 1809:

“… Të gjithë shqiptarët janë të lindur të ndershëm dhe besnik, janë të ashpër… por janë ndoshta raca më e bukur në botë për nga paraqitja. Gratë e tyre janë përherë një gjë fisnike, por burrat i përdorin si skllave, i godasin, pra me pak fjalë janë si nën zgjedh’.

Ato punojnë tokën, mbjellin dhe korrin. Merren me prerjen e drurëve në pyll e deri në rregullimin e rrugëve publike. Burrat janë të gjithë luftëtarë. Lufta dhe gjahu janë të vetmet zeje me të cilat ata merren”.

Dyqind vjet më parë, hipur mbi një anije me vela që voziste lumit Rhin, ylli i madh i poezisë botërore, lordi “me gjak blu”, Bajroni, u kthehet e iu thotë shokëve. “Tani më dëgjoni se do t’ju këndoj nja dy këngë arbërore.”

Dhe pastaj ia dha një sokëllime me një o-ooo të gjatë rrëqethëse sa i shastisi të gjithë e i la pa mend. Fjalët e kënduara shqip prej poetit të madh nuk i kuptonin. Por drithërima e melodisë së saj ta çante zemrën më dysh.

Share This Article