Alex Rodriguez duket se nuk ka brerje ndërgjegjeje kur bëhet fjalë për ndarjen e tij nga Jennifer Lopez.
Disa ditë përpara se Lopez të martohej me Ben Affleck në Las Vegas, u publikua një episod i “The Martha Stewart Podcast” me Rodriguez.
Ish-lojtari i bejsbollit u pyet për marrëdhënien e tij të mëparshme me Lopez, me të cilën ishte fejuar prej dy vitesh, derisa ata u ndanë në prill 2021.
Rodriguez tha se nuk ishte penduar, duke shtuar “Kemi kaluar një kohë të mirë”.
“Më e rëndësishmja, ne gjithmonë i vendosim fëmijët të parët në çdo gjë që bëjmë”, tha ai. “Ja çfarë do t’ju tregoj për Jennifer-in dhe po u thosha disa prej kolegëve të mi këtu një ditë më parë: Ajo është njeriu më i talentuar që kam pasur ndonjëherë, punëtorja më e vështirë. Dhe mendoj se ajo është interpretuesja më e mirë. Performuesja më e mirë live në botën e sotme”.
Kur ishin bashkë, dyshja shiheshin shpesh në shoqërinë e fëmijëve të tyre nga marrëdhëniet e mëparshme.
Sa i përket jetës pas Lopez-it, Rodriguez tha se “nuk ka qenë kurrë më i shëndetshëm, më i lumtur dhe më mirënjohës”.