20 vite më parë, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ishte renditur në krahun e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1999.
Madje Trump ishte edhe për ndërhyrje tokësore kundër regjimit të Millosheviçit që po kryenin krime në Kosovë.
Në një intervistë, Trump i pyetur nga për Larry King në vitin ’99 se çfarë mendonte për luftën në Kosovë, ai pati kërkuar ndërprerjen e luftës në Kosovë.
“Do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tringëlloj çuditshëm tek të gjithë. Shiko kaosin që kemi shkaktuar në Kosovë. Unë mendoj që ne mund të themi se kemi humbur vetëm disa njerëz. Padyshim se ne ishim 10 mijë metra larg me aeroplanë prej ku po hidhnim bomba. Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve; sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar. Ne do të duhej të shkonim atje me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak. Nuk do të ishte situata kaq kaotike sa është tani. Njerëzit u përzunë nga tokat e tyre, nga territoret e tyre, çdokush po ikën kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh. Janë me mijëra të vrarë”, ka thënë ai në këtë intervistë.
Pjesën kur ai flet për Kosovën mund ta ndiqni nga minuta 18:52.