Challandes: E përjashtuam Muricin siç Anglia i përjashtoi Sterlingun e Foden

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Lituaninë që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, të mërkurën nga ora 20:45.

Ai ka folu edhe për përjashtimin e portierit, Aro Muric.

Challandes ka deklaruar se nuk mund të jap detaje.

“Informacioni për përleshjen mes Zhegrovës dhe Aros, është lajm i rremë.

Sa i përket pjesës tjetër, kemi marr vendimin që kemi marr, e kemi publikuar dhe për mua përfundon gjithçka aty, jam i koncentruar në ndeshjet që kemi”.

“Nuk dua të jap detaje, s’mund të jap më shumë informacione. Ka qenë për arsye disiplinore. Nëse jap informacione edhe më shumë për këtë situatë, është mungesë respekti edhe për lojtarin”.

“Mund të bëjë një krahasim shembull Anglia ka pasur probleme me Sterling, Foden, Greenwod e të tjerë, dhe merren vendime siç kemi marrë edhe ne”.

Kosova do të përballet të mërkurën në miqësore me Lituaninë, para përballjeve me Suedinë dhe Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”. 

Share This Article