ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 7 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 7 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 7 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 8 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Challandes: Kombëtarja ia ka krijuar Kosovës një imazh të mirë në Zvicër

albnews by albnews
11 November, 2019
in Kosova
0
TalkSport: Shteti i shkatërruar nga lufta mund ta mposhtë Anglinë e të vazhdojë serinë e saj pa humbje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kosova nuk kishte imazh të mirë në Zvicër deri vonë, por ekipi kombëtar i saj në futboll ua ka ndërruar mendjen zviceranëve, të cilët tani mahniten me atmosferen dhe ushqimin në vendin e Ballkanit, sipas trajnerit Bernard Challandes.

Duke folur të hënën në një konferencë për media në Prishtina, para ndeshjes vendimtare të verdhekaltërve kundër Republikës së Çekisë në kualifikime për Euro 2020, trajneri i Kosovës Bernard Challandes zbuloi se në vendlindjen e tij ishin skeptikë kur ai e mori drejtimin e Kombëtares më të re në Evropë, shkruan Gazeta Express.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

Por në një periudhë më të shkurtër së dyvjeçare, 68-vjeçari është buzë historisë me Kosovën.

Jo vetëm që i ndihmojë Kosovës të arrijë rezultate të paparashikueshme duke e fituar Grupin 3 në Ligën D në garën më të re evropiane, Ligën e Kombeve, dhe dërgimit të verdhekaltërve buzë kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2020, por Challandes ia ndryshoi imazhin Kosovës si të tërë në sytë e botës, përfshirë vendlindjes së vet, Zvicrës.

“Në Zvicër fillimisht kanë qenë skeptikë, por tash kur e shohin se si jemi duke kaluar, më thonë se e ke bërë zgjedhjen e duhur. Unë jam i lumtur që jam këtu. Tash ata vijnë t’i shohin ndeshjet. Ju pëlqen ushqimi dhe atmosfera në Kosovë. Nuk e ka pasur imazhin aq të mirë Kosova, bashkëshortja dhe miqtë e kanë kuptuar se përse e kam marrë punën te Kosova”, tha Challandes në Prishtinë.

Që prej se u emërua trajner në fillim të 2018-es, Challandes i ka regjistruar 11 fitore, 5 barazime dhe vetëm 1 humbje me Kosovën në 17 ndeshje në përgjithësi.

Ai mund ta shkruajë historinë nëse ia del ta kualifikojë vendin në Evropian në tentim e parë. Kosova takohet me Çekinë në Pragë të enjten dhe pastaj me Anglinë në Prishtinë të dielën.

Kosovës i duhet fitorja më patjetër të enjten, sepse humbja e dërgon Çekinë dhe po ashtu Anglinë drejtpërdrejt në Evropian. Barazimi e mban matematikisht në garë për kualifikim në ndeshjen e fundit, por me gjasa skajshmërisht të vogla për kualifikim.

Anglia do ta sigurojë kualifikimin së paku me një barazim kundër Malit të Zi dhe pritet ta vizitojë Prishtinën si kombëtare e kualifikuar tashmë.

Fitorja kundër Çekisë dhe të paktën një barazim kundër Anglisë apo dështimi i Çekisë kundër Bullgarisë në ndeshjen e fundit, do ta dërgonte Kosovën në Evropian mu në përpjekjen e saj të parë dhe më pak se katër vjet pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Por Kosova do ta ketë një mundësi të dytë dhe përfundimtare për kualifikim në Evropian, nëse dështon ta bëjë përmes rrugës tradicionale, atë përmes play-off në Ligën e Kombeve.

Si fituese e D3 në edicionin inaugurues të Ligës së Kombeve, Kosova është në gjysmëfinale, ku në mars do të takohej me Maqedoninë e Veriut dhe në rasti triumfi, do ta zhvillojë edhe një ndeshje finale kundër fituesit të çiftit tjetër gjysmëfinal mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result