Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nesër do të nisë garat në Ligën e Kombeve.
Sfida e parë do të jetë në Parma të Italisë kundër Moldavisë, e cila nuk ka pranuar të luajë si vendës përball Kosovës, pasi nuk e njeh si shtet.
E trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në prag të kësaj sfide ka thënë se do të luajnë për fitore.
“Është një test i mirë për ne dhe është e rëndësishme që të luajmë mirë dhe të fitojmë”, është shprehur strategu zviceran.
Ai ka pranuar se ka dallime në formën e lojtarëve, ku disa prej tyre janë në faza të ndryshme të përgatitjeve, porse në “Ennio Tardini” të Parmës do të luajnë për tri pikë.
Ndeshja nis në ora 20:45.
Kurse në ndeshjen e dytë Kosova e pret në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Greqisë, më 6 shtator nga ora 20:45.