ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant! 3 hours ago
“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh! 3 hours ago
Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës  6 hours ago
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun 9 hours ago
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Challandes: Ndeshjen me Maqedoninë e Veriut e humbëm për shkak të koronavirusit

albnews by albnews
28 December, 2020
in Kosova
0
Challandes: Vetëm puna kolektive do t’i mbulojë mungesat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka folur për dështimin e përfaqësueses në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Challandes ka vlerësuar se ndikim direkt në rezultatin e Kosovës kishte situata me koronavirus. Kosova humbi nga Maqedonia në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në “Euro 2020”.

Challandes ka folur për gazetën zvicerane, Le Temps lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19. Natyrisht ka folur edhe për punën që e ka te Kosova.

RelatedPosts

Nga Stambolli në SHBA: votimi i diasporës përfundon gradualisht deri pas mesnate

61 përqind e shqiptarëve e shohin situatën ekonomike, shumë keq, në Kosovë edhe më keq

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës elektorale 

“Sa i takon futbollit, isha i frustruar”, ka thënë Challandes kur është pyetur se si e ka përjetuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

“Ne kemi pasur një synim këtë vit: ndeshjen e tetorit kundër Maqedonisë së Veriut. Ne kemi punuar për këtë ndeshje tri vjet. E humbëm plotësisht shkaku i koronavirusit. Kalova kohën duke bërë telefonata, duke biseduar me mjekë, me rajone, me gjitha instancat e futbollit dhe nuk munda të mendoj për ndeshje. Në ditën e ndeshjes ne arritëm pa tre lojtarët më të mirë. Njëri kishte koronavirusin, dy të tjerë ishin të bllokuar. Kam pasur ndjenjën e padrejtësisë dhe fatit të keq. Lojtarët që kanë jetuar, për shembull në Munich, kanë mundur të vijnë, por jo nëse kanë jetuar në Bremen që ishte tërësisht i mbyllur. E njëjta ishte me Napolin. Ishte shumë frustruese. Maqedonia ka pasur lojtarë nga Italia, nga Genoa për shembull, dhe lojtarët më të mirë të saj kanë mundur të vijnë. Të gjithë në Kosovë e përjetuan si humbje të madhe. Pritjen ishin shumë të mëdha, ishte vështirë të pranohet”, ka thënë Challandes.

Ai ka pranuar se është përballur me presion të madh. Se ia kanë përmendur faktin se Kosova nuk ka fituar për një vit. Dhe për Challandesin ishte një vit i vështirë.

“Ne tani do t’i luajmë ndeshjet kualifikuese për Botëror, nëse situata shëndetësore nuk keqësohet. Por nuk e di se cili do të jetë disponimi. Nëse jeni në Prishtinë dhe përkraheni nga 13 mijë njerëz që ndeshjen e shohin si festë dhe mijëra të tjerë janë përreth stadiumit, në aspektin emocional është e mahnitshme. Nëse nuk ka shikues, nuk është ngjarja e njëjtë, nuk është sporti i njëjtë. Sot e kryej punën sa më mirë që është e mundur, por nuk e kam më atë anën pasionante”, ka shtuar Challandes.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

28 December, 2025
“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

28 December, 2025

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

27 December, 2025
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result