Challandes u jep mbështetje “Dardanëve” të rinj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll e ka zhvilluar të hënën stërvitjen e parë

për dy ndeshjet kundër Çekisë. Ndeshjet me Çekinë luhen në kuadër të Grupit G të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2023.

“Dardanëve” të rinj u ka dhënë mbështetje përzgjedhësi i përfaqësueses “A”, Bernard Challandes. Ai bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, vizituan futbollistët e Shpresave në stërvitjen që e mbajtën në Qendrën Stërvitore të FFK-së në Hajvali.

FFK-ja bëri të ditur se futbollistët punuan me përkushtim të madh për më shumë se një orë e gjysmë, derisa ata u shprehën optimistë se do të kenë paraqitje të mirë kundër çekëve. Synim është fitorja e dytë në këtë fushatë kualifikuese.

Duelin e parë Shpresat e Kosovës e luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” të enjten, derisa përballja e dytë luhet në Çeki më 12 tetor.

Kosova është në vendin e tretë në Grupin G me tri pikë nga dy ndeshje, ndërsa çekët janë liderë me gjashtë pikë. Në grup me Kosovën është edhe Shqipëria që po ashtu ka tri pikë të fituara.

Share This Article