Champions, Chelsea fiton “betejën” me Dortmundin, Benfica “luan” me belgët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea dhe Benfica janë zyrtarisht në 8 ekipet më të mira të Champions League. Britanikët mposhtin gjermanët e Dortmundit 2-0 pas një beteje të vërtetë, duke përmbysur humbjen në garën e parë.

Gola tu shënuan nga Sterling në fund të pjesës së parë (43), dhe nga gjermani Havertz në fillim të së dytës (53).

Dortmundi pati disa raste për të vënë në ekuilibër kualifikimin, veçanërisht me Bellingham, por nuk ia dolën, ndërkohë që Chelsea shpëton një sezon deri më tani të dështuar në Premier League.

Ndërkohë Benfica që e kishte siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë dominon sërish belgët e Bruges me rezultatin 5-1, që dëshmojnë se portugezët janë një nga surprizat më të mëdha në këtë turne.   

Share This Article