CHAMPIONS/ Dortmund përmbys Lillen në Francë, në çerekfinale e pret Barcelona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Borusia Dortmund ka siguruar një fitore 2-1 me përmbysje në Francë ndaj Lilës, duke kaluar në çerekfinalet e turneut, ku do të ndeshet me Barcelonën.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Gjermani, skuadra vendase e pa veten shpejt në avantazh pas një gafe të portierit të miqve që pa t’i ikte topi mes këmbëve në gjuajtjen e Devid.

Por situata ndryshoi plotësisht në pjesën e dytë, kur fillimisht penalltia e Emre Xhan dhe pastaj goli i Baier, ktheu gjithçka në favor të Dortmundit.

Skuadra gjermane rezistoi deri në vërshëllimën përfundimtare dhe siguroi kësisoj vendin në 8 ekipet më të mira, ku e pret një përballje shumë e fortë me Barcelonën.

Share This Article