Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, në rolin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Uefa-s, ka folur për Champions League dhe planin e qeverisë europiane për të mbyllur në kohë kompeticionin. Duka ka ndërhyrë në Radio Kiss, duke sqaruar detaje që shtyjnë drejt Turqisë më shumë se vetëm ndeshjen finale: “PSG do të luajë ndeshjet e Champions, ashtu si edhe Lyon – ka thënë presidenti i FSHF-së -. Për ndeshjet e tjera po mendohet si mund të organizohemi. Mund të ketë një ndeshje teke, me gjysëmfinalet e finalen të luajtura në Stamboll”.
E pikërisht, finalja e Champions League do të luhet në gusht në Stamboll. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës turke (Tff), Nihat Ozdemir, pasi ka lajmëruar për rifillimin e kampionatit të futbollit në Turqi nga data 12 qershor. Turnetë kombëtarë do të përfundojnë brenda korrikut, ka shtuar Ozdemir. Fjalët e Ozdemir konfirmojnë planin e deklaruar nga Uefa, që kërkon të diskutohet finalja e kompeticionit të saj më të rëndësishëm në 29 gusht, aty ku ishte planifikuar që në fillim, Stadiumi olimpik Atatürk.