Sonte dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e fundit e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku do të bëhet e ditur gjithçka.
Momentalisht, kualifikimin tutje e kanë siguruar: Ajax, Bayern, Chelsea, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Sporting CP.
Ndërsa, ende mund të kualifikohen tutje këto ekipe: AC Milan, Atalanta, Atlético, Barcelona, Benfica, LOSC Lille, Porto, Salzburg, Sevilla, Villarreal dhe Wolfsburg
Kualifikimin në Evropa Ligë e kanë siguruar Dortmund, Sheriff dhe Zenit.
Gazeta Express ua sjellë gjendjen në secilin grup të Ligës së Kampionëve, një xhiro para fundit të kësaj faze.
Grupi A
• Manchester City kalon në raundin tjetër si fitues i grupit.
• Parisi kalon në raundin tjetër si nënkampion i grupit.
• Leipzig do të përfundojë i treti dhe do të hyjë në play-off-in e UEFA Europa League nëse fiton, nëse barazon dhe Club Brugge nuk fiton, ose pavarësisht nëse Club Brugge humbet.
• Club Brugge do të përfundojë i treti dhe do të hyjë në play-off-in e UEFA Europa League nëse fiton dhe Leipzig nuk e fiton, ose nëse barazon dhe Leipzig humbet.
Grupi B
• Liverpool kalon në raundin tjetër si fitues i grupit.
• Porto do të kalojë nëse fiton, ose nëse barazon dhe Milani nuk fiton.
• Atlético do të kalojë nëse fiton dhe Milani jo.
• Milani do të kalojë nëse fiton dhe ndeshja tjetër barazohet.
Grupi C
• Ajax kalon në raundin tjetër si fitues i grupit.
• Sporting kalon në raundin tjetër si nënkampion i grupit.
• Dortmundi do të përfundojë i treti dhe do të hyjë në play-off-in e UEFA Europa League.
• Besiktas do të përfundojë i katërti.
Grupi D
• Real Madridi kalon në raundin tjetër. Ata do të përfundojnë të parët nëse nuk humbasin nga Interi.
• Interi kalon në raundin tjetër. Ata do të përfundojnë të parët nëse mposhtin Madridin.
• Sherifi do të përfundojë i treti dhe do të hyjë në play-off-in e UEFA Europa League.
• Shakhtar do të përfundojë i katërti.
Grupi E
• Bayern kalon në raundin tjetër si fitues i grupit.
• Barcelona do të kalojë nëse fiton, ose nëse Benfica nuk fiton.
• Benfica do të kalojë nëse fiton dhe Barcelona nuk fiton.
• Dynamo konfirmohet në vendin e katërt.
Grupi F
• Manchester United kalon në raundin tjetër si fitues i grupit.
• Villarreali do të kalojë nëse shmang humbjen. Ata do të përfundojnë të tretët nëse humbasin.
• Atalanta do të kalojë nëse fiton. Ata do të përfundojnë të tretët nëse barazojnë.
• Young Boys nuk mund të përfundojnë në dy vendet e para. Ata do të përfundojnë të tretët nëse fitojnë dhe Atalanta humbet.
Grupi G
• LOSC Lille do të kalojë nëse ata shmangin humbjen. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë, ose nëse barazojnë dhe Salzburgu nuk fiton.
• Salzburgu do të kalojë nëse shmang humbjen. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe LOSC jo.
• Sevilla do të kalojë nëse fiton. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe Lille humbasin.
• Wolfsburgu do të kalojë nëse fiton. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe ndeshja tjetër është barazuar.
Grupi H
• Chelsea kalon në raundin tjetër. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë, nëse barazojnë dhe Juventusi nuk fiton, ose nëse Juventus humbet.
• Juventusi kalon në raundin tjetër. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe Chelsea jo, ose nëse Juventus barazon dhe Chelsea humbet.
• Zenit do të përfundojë i treti dhe do të hyjë në play-off-in e UEFA Europa League.
• Malmö do të përfundojë i katërti.