Connect with us

Show - Biz

Champions League, Manchester City sfidon Real Madrid, në fushë Juventus, PSG e Dortmund

Published

on

Normalisht do të ishte një finale e Champions, por tani Manchester City dhe Real Madrid luajnë për të evituar eliminimin e parakohëshëm.

Kjo është supersfida e fazës play-off, që vlen për një biletë në 1/8. Një klasike e futbollit kontinental, që do të zbresë në fushë dhjetëra kampionë të mëdhenj.

“Në vitet e fundit, ndeshjet e Manchester City dhe Real Madrid janë shndërruar në një sfidë të madhe. Në disa raste kemi fituar ne, në disa raste ata. Në dekadën e fundit është kthyer në një Klasike. Është e pamundur të kontrollohen lojtarë si Vinícius Júnior, Kylian Mbappé, Rodrygo dhe Jude Bellingham për 90 apo 180 minuta. Të gjithë janë të shkëlqyer. Nuk duhet t’u lëmë shumë hapësira. Shpresojmë të kualifikohemi”, tha Pep Guardiola, trajner i Manchester City, shkruan A2 CNN.

“Është e vërtetë, është kthyer në një klasike. Në vitet e mëparshme jemi përballur në çerekfinale apo në gjysmëfinale. Tani ndodhemi në një fazë më të largët, por jemi dy ekipe të forta. Ndeshjet tona kanë qenë gjithmonë të luftuara, të ekuilibruara dhe kështu do të ndodhë sërish. Nuk është e lehtë të luash kundër ekipeve të Guardiolës, edhe në momente të vështira ai propozon gjithmonë diçka të re”, tha Carlo Ancelotti, trajner i Real Madrid.

Advertisement

Mbrëmjen e kësaj të marte, në fushë zbresin edhe Juventusi përballë PSV, Paris Saint Germain në derbin kundër Brest dhe Borussia e Dortmundit, që sfidon Sportingun.

Continue Reading

Popular

Kush ishin lajmet më të çuditshme dhe virale nga bota në vitin 2025

Published

on

By

Viti 2025 ishte i mbushur me lajme serioze, por pati edhe ngjarje që të bënin të ndaleshe dhe t’i shikoje dy herë me mosbesim.

Disa ishin të lehta, disa qesharake, disa thjesht të çuditshme – por të gjitha ngjallnin të njëjtën pyetje: “Çfarë po ndodh?!”

Sky News ka përzgjedhur disa nga momentet më absurde, virale dhe të pazakonta që shënuan vitin 2025.

Kamera e puthjeve të Coldplay

Coldplay, një nga grupet më “pozitive” në botë, i njohur për mesazhet e dashurisë dhe unitetit, vendosi të përfshinte një “kamera puthjesh” në turneun e tyre. Ideja dukej perfekte për imazhin e grupit – por rezultoi në një moment viral për arsyet më të gabuara.

Advertisement

Gjatë një koncerti në Boston në korrik, kamera kapi dy persona duke u përqafuar. Sapo e kuptuan se ishin në ekranin gjigant, burri u largua me shpejtësi, ndërsa gruaja mbuloi fytyrën me duar dhe i ktheu shpinën publikut.

Chris Martin e komentoi me shaka: “Ose kanë një aferë, ose janë shumë të turpshëm.”
Internetit nuk iu desh shumë për të zbuluar se bëhej fjalë për drejtorin ekzekutiv të kompanisë teknologjike Astronomer, Andy Byron, dhe drejtoreshën e burimeve njerëzore, Kristin Cabot.

Pas nisjes së një hetimi të brendshëm, të dy dhanë dorëheqjen. Kompania publikoi më pas një video ironike në rrjete sociale ku shfaqej Gwyneth Paltrow, ish-bashkëshortja e Chris Martin, si “zëdhënëse e përkohshme”.

Advertisement

“Vjedhja e shekullit” në Paris

Në tetor, hajdutë të maskuar si punëtorë ndërtimi kryen një grabitje spektakolare në një muze në Paris, në mes të ditës dhe ndërsa ishte i hapur për publikun.

Duke përdorur një vinç të montuar në një kamion të vogël, ata hynë në një sallë muzeale dhe vodhën nëntë bizhuteri të Kurorës Franceze, përfshirë objekte që kishin lidhje me Napoleonin dhe perandoresha të shekujve të kaluar.

E gjithë grabitja zgjati vetëm shtatë minuta. Bizhuteritë vlerësohen si “të paçmuara historikisht” dhe mendohet se kanë një vlerë rreth 76 milionë paund. Pavarësisht arrestimeve, sendet e vjedhura ende nuk janë gjetur.

Gruaja “e vdekur” zgjohet në arkivol

Në Tajlandë, një grua 65-vjeçare, e shpallur e vdekur nga familja, u zgjua brenda arkivolit pak çaste para se të niste kremimi i saj.

Advertisement

Vëllai i saj e kishte transportuar trupin për qindra kilometra drejt një tempulli që ofron kremime falas. Menaxheri i tempullit dëgjoi trokitje nga arkivoli – dhe kur u hap, gruaja ishte ende gjallë.

Më tronditëse se vetë ngjarja ishte reagimi i vëllait, i cili u shpreh se ishte “indiferent” ndaj faktit që motra e tij kishte mbijetuar.

Vizioni i çuditshëm i Trump për Gazën me inteligjencë artificiale

Donald Trump publikoi pamje të gjeneruara nga inteligjenca artificiale që tregonin Gazën e shndërruar në një resort luksoz me rrokaqiej, plazhe ekzotike dhe një kullë “Trump Gaza”.

Advertisement

Pamjet përfshinin statuja të arta të Trumpit, valltare barku, jahte luksoze dhe skena surreale ku ai shfaqej duke u relaksuar pranë pishinës me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Videoja shoqërohej nga një këngë festive, duke shkaktuar reagime të forta dhe habi në mbarë botën.

Jimmy Kimmel “pezullohet”… për një javë

Shfaqja e Jimmy Kimmel u pezullua përkohësisht nga ABC pasi ai kritikoi Donald Trump dhe mbështetësit e tij. Vendimi u cilësua si censurë, por pas vetëm një jave, Kimmel u rikthye në ekran.

Në monologun e tij të kthimit, ai pranoi se komentet e tij mund të ishin keqkuptuar dhe u shpreh me emocione për situatën.

Advertisement

Chuck E. Cheese arrestohet para fëmijëve

Në Florida, një punonjës i veshur si maskota Chuck E. Cheese u arrestua para fëmijëve të tmerruar. Policia nuk ishte pas personazhit, por pas punonjësit që dyshohej për përdorimin e një karte krediti të vjedhur.

Oficeri arrestues madje vazhdoi ta thërriste “Chuck E.” gjatë gjithë arrestimit, për të mos prishur iluzionin për fëmijët.

Katy Perry shkon në hapësirë

Katy Perry u bë artistja e parë që këndoi në hapësirë, si pjesë e ekuipazhit të parë plotësisht femëror pas më shumë se 60 vitesh. Fluturimi zgjati vetëm disa minuta pa peshë, por momenti u bë historik.

Advertisement

Pas kthimit në Tokë, këngëtarja u ul dhe puthi tokën.

Një Wellington me mish viçi për 195 paund

Marks & Spencer shiti një Wellington me mish viçi me çmim gati 200 paund për Krishtlindje – dhe u shit plotësisht. Interneti u mbush me reagime ironike, por suksesi tregtar ishte i pamohueshëm.

Xhinset e Sydney Sweeney

Një slogan i thjeshtë reklamues – “Sydney Sweeney ka xhinse të shkëlqyera” – u shndërrua në debat global mbi bukurinë, racën dhe standardet kulturore. Polemika vetëm sa e rriti famën dhe shitjet.

Advertisement

Meme-ja “6-7”

Një trend absurd, pa kuptim të qartë, pushtoi rrjetet sociale, duke bërë që fëmijë, adoleshentë dhe madje politikanë të përfshiheshin në një valle të pakuptimtë që “nuk do të thotë asgjë”.

Kukullat Labubu

Kukullat Labubu u kthyen në një mani globale, duke sjellë fitime rekord për kompaninë Pop Mart, por edhe një valë të madhe produktesh të falsifikuara që u sekuestruan nga autoritetet.

Po, viti 2025 ishte vërtet i çuditshëm.

Advertisement

A ishte më i çuditshëm se 2024 apo 2023? Kjo mbetet për t’u gjykuar. Një gjë është e sigurt: nuk na munguan momentet që na lanë pa fjalë.

Continue Reading

Show - Biz

Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri

Published

on

By

Shpesh fotot e para me fishekzjarrë që kremtojnë ndërrimin e viteve vijnë nga Zelanda e Re dhe Australia.

Por në fakt janë dy mikroshtete ato që festojnë të parët ndërrimin e viteve. Ishujt Samoa dhe Kiribati që ndodhen në oqeanin Paqësor ndajnë këtë rekord, falë pozicionit më të favorshëm në krahasim me ishujt e tjerë në Polinezi.

Ato ndodhen saktësisht mes ishujve Havai dhe Zelandës së Re, duke u bërë të parët që presin ndërrimin e viteve.

Pozicioni i tyre gjeografik i vendos të parët në linjën e datës ndërkombëtare, një standard i vendosur që në vitin 1884, që praktikisht ndan ditët. Praktikisht, nëse ndodhesh në atë kufi, mund të udhëtosh në kohë duke u spostuar pak më shumë në perëndim, ose në lindje të saj. Por edhe pse nis në Polin e Veriut dhe mbaron në atë të Jugut, linja nuk është një vijë e drejtë, pasi ajo manovron përmes kufijve politikë të shteteve.

Advertisement

Ishujt Samoa dhe Kiribati janë të parat në pjesën perëndimore të linjës, duke mundur kështu Zelandën e re dhe Ishujt Marshall. Para vitit 1990, linja e datës ndërkombëtare e ndante ishullin Kiribati në dy, duke shkaktuar jo pak probleme me kalendarin.

Dy ishujt në fjalë janë destinacione turistike që vizitohen thuajse në çdo ditë të vitit, por për Vit të Ri mund të gjeni një arsye më shumë për t’i vizituar. 

Advertisement
Continue Reading

Bota

George dhe Amal Clooney marrin shtetësinë franceze së bashku me fëmijët e tyre

Published

on

By

Aktori i njohur amerikan George Clooney, bashkëshortja e tij Amal Clooney, avokate e të drejtave të njeriut, si dhe binjakët e tyre Ella dhe Alexander, janë pajisur zyrtarisht me shtetësinë franceze. Vendimi është bërë publik në Journal Officiel, organi zyrtar ku publikohen dekretet e qeverisë franceze.

Familja Clooney jeton kryesisht në një fermë në Brignoles, në jug të Francës, blerë në vitin 2021. Kryebashkiaku i qytetit, Didier Brémond, u shpreh për mediat lokale se zgjedhja e çiftit për t’u bërë shtetas francezë tregon “dashurinë e tyre për Francën”, duke i përshkruar si një familje të thjeshtë dhe të aksesueshme.

Në një intervistë për revistën Esquire, Clooney tregoi se vendimi për t’u zhvendosur në Francë lidhej me shqetësimin për rritjen e fëmijëve në Los Anxhelos dhe ndikimin e kulturës së Hollivudit. Ai theksoi se dëshironte një jetë më normale për ta, larg paparacëve dhe krahasimeve me fëmijë të tjerë të famshëm.

Binjakët e çiftit kanë lindur në Londër në vitin 2017. Amal Clooney, e lindur në Liban dhe e rritur në Britani, është natyralizuar me mbiemrin e saj të vajzërisë, Amal Alamuddin. Ndërsa fëmijët dhe Amal flasin rrjedhshëm frëngjisht, George Clooney pranon me humor se gjuha franceze mbetet ende një sfidë për të. 

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Popular3 hours ago

Kush ishin lajmet më të çuditshme dhe virale nga bota në vitin 2025

Bota3 hours ago

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Albania3 hours ago

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Sports5 hours ago

Sir Ferguson sot në 84-vjetorin e tij i rikthehet historisë personale: Nuk fola dy vite me babain…vetëm pija alkool

Bota7 hours ago

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Bota7 hours ago

Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin

UK7 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Sports7 hours ago

”Kalaja” e pamposhtur, Arsenali pa humbje në ”Emirates” në pjesën e parë të sezonit

Kosova7 hours ago

Zgjedhjet në Kosovë, minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Albania7 hours ago

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Bota8 hours ago

“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë

Albania8 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK15 hours ago

58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit

Kosova15 hours ago

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Show - Biz15 hours ago

Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania8 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Albania2 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK1 day ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania1 day ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Kosova2 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota2 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

UK7 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Trending