Champions League, merret vendimi: finalet në Lisbonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duket tashmë e sigurtë që finalja e Champions League 2019-20 do të luhet në Portugali në Lisbonë. Sipas asaj që tregon e përditshmja gjermane Bild, qyteti luzitan, ka kaluar konkurencën e Frankfurtit e Moskës, pas tërheqjes së Stambollit, selia e zgjedhur prej kohësh për epilogun e kompeticionit më të rëndësishëm europian, ku gjithcka do të zhvillohej me dyer të mbyllura. Vendimi do të zyrtarizohet në mbledhjen e Ekzekutivit Uefa të 17 qershorit të ardhshëm e në të njëjtën kohë do të jepet aprovimi për “final eight”, që do të jenë rasti i paprecendentë në Champions.

Sipas gazetës gjermane nuk ka më një klub portugez në kompeticion e Portugalia është gati të përmbushë kërkesat e Uefa-s edhe për numrin e stadiumeve në dispozicion. Uefa ka ndërmend të rinisë kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube në muajin gusht me katër 1/8 e finaleve që nuk janë luajtur akoma për shkak të ndërprerjes nga koronavirus.

Share This Article