Champions League, përcaktohen çiftet cerekfinaliste

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

UEFA Champions League ka hedhur këtë të premte shortin për të përcaktuar çiftet cerekfinaliste të eidcionit 2023-24. Shorti u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” në Nion të Zvicrës.

Tre skuadra nga Spanja, dy nga Anglia dhe Gjermania dhe një nga Franca kanë siguruar vendin e tyre në tetë të fundit të garave të këtij sezoni.

Arsenal, Atletico Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester City, PSG dhe Real Madrid janë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale.Goglat e shortit vunë përballë në çerekfinale:

Arsenal – Bayern Munich;

Atletico Madrid – Borussia Dortmund;

Real Madrid – Manchester City;

PSG – Barcelona.

Përballjet në gjysmëfinale:

Atletico Madrid/Borussia Dortmund – PSG/Barcelona;

Arsenal/Bayern Munich – Real Madrid/Manchester City.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 9-10 prill, ndërsa ato të kthimit më 16-17 prill. Gjysmëfinalet zhvillohen më 30 prill – 1 maj, ndërsa ato të kthimit më 7-8 maj.

Finalja e Champions League 2023-24 do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës të shtunën më 1 qershor. E njohur si “Shtëpia e Futbollit”, “Wembley” ka pritur shtatë finale të mëparshme të European Cup, më shumë se çdo stadium tjetër.

Share This Article