Mbrëmjen e të martës u shpërndanë 4 biletat e para për në fazën çerekfinale. Nuk kishte surprizë nga Manchester City që mbylli rrugëtimin në Champions pasi u mposht dhe në ndeshjen e dytë nga madrilenët. Pas fitores 3-0 në sfidën e parë.
Reali bëri detyrën dhe në manchester duke i mposhtur me shifrat 2-1. Rezultati u zhbllokua në minutën e 22 kur Bernardo silva ndal topin në vijën fatale duke shkaktuar një penallti që Vinicius e shndërron në gol.
Pavarësisht se në inferioritetin numerik, City nuk u dorëzua. Haland shkurtoi diferencat para se të mbyllej pjesa e parë por vetëm kaq nuk mjaftoi. Goditjen përfundimtare ja jep sërish baraziliani Vinicius në kohën shtesë pas një goli të anuluar pak minuta më parë…Festa është e gjitha e Realit që kalon në çerekfinale dhe me shumë gjasa do të përballet me Bayern nëse Atalanta nuk do të bëjë sot surprizën.
Pa histori ndeshja tjetër në Stamfor Bridge aty ku Paris Saint Germain turpëroi 0-3 pas fitores 5-2 në Park de Prince. Francezët kaluan në avantazh që në fillim me Kvaratskhelia dhe vulosin shpejt kualifikimin me Barkola pas një çerek ore loje .Edhe pas kësaj, PSG dominoi dhe Mayulu mbylli përfundimisht ndeshjen në minutën e 62-të duke vulosur rezultatin 3-0. Në çerekfinale do të përballet me fituesin e çiftiti Liverpool-Galatasaray.
Më tej kaloi dhe Arsenali që mundi 2-0 Sporting Lisbonën Eze, me një goditje nga distanca, zhbllokoi ndeshjen. Leverkusen u përpoq të reagoi me Maza, por dorëzohet përfundimisht në minutën e 64-të pas një goditje të fuqishme nga Deklan Rice, sërish nga distanca. Kaq mjaftoi që topçinjtë të marrin një biletë në çerkefinale ndërsa gjermanët rikthehen në shtëpi të eliminuar nga ky kompeticion.
Surprizë bëri dhe Sporting Lisbona që përmbysi Bodo Glimt dhe mbyll këtu ëndrrën e novergjezëve. Portugezët jo vetëm përmbysën humbjen 3-0 të ndeshjes së parë por fituan 5-0 duke marrë një biletë për në çerkefinale.


