Champions\ Liverpool mposht Milanin, Bayern masakron ekipin e Arbër Hoxhës, Reali fiton në fund

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Champions League dhuroi spektakël në mbrëmjen e parë me formatin e ri. Plot 29 gola në 6 ndeshje!

Milani u përmbys nga Liverpool në shtëpi dhe u mposht 3-1.

Bayern Munchen shkatërron 9-2 Dinamon e Zagrebit të Arbër Hoxhës. Harry Kane ishte heroi i ndeshjes me 4 gola të shënuar, 3 prej të cilëve me penallti. Bavarezët shënuan edhe 3 herë të tjera, por u anuluan për pozicion jashtë loje. Futbollisti i Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 68.

Kampionët në fuqi të Real Madrid hasën jo pak vështirësi nga Stuttgart në “Santiago Bernabeu”, por ia dolën të siguronin 3 pikët në pjesën e dytë me rezultatin 3-1. Mbappe, Rudiger dhe Endrick shënuan golat e fitores.

Sfida tjetër mes Sporting dhe Lille u mbyll me fitoren e portugezëve me rezultatin 2-0. 

Share This Article