Champions, Milan për hakmarrje ndaj Chelsea

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kjo e martë rikthen emocionet e Champions League, ku vëmendja më e madhe është tek superndeshja Milan-Chelsea.

Kuqezinjtë, pas fitores me Juventus, kërkojnë të hakmerren ndaj “Bluve” të Londrës, të cilët një javë më parë i shkatërruan 3-0.

Lajmi i keq për teknikun Stefano Pioli është se Charles De Ketelaere nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore përpara ndeshjes së rëndësishme, pasi ka pësuar një problem muskulor, çfarë i bën dhe më të pakta mundësitë e zgjedhjeve për trajnerin italian.

Ndërsa Chelsea pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë.

Sa i përket ndeshjeve të tjera, PSG-Benfica, Shakhtar-Real Madrid, Dortmund-Sevilla dhe Maccabi Haifa-Juventus. 

Share This Article