Champions në Azi, dygolësh i Jasir Asanit, Gwangju në çerekfinale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jasir Asani ngroh të majtën, përpara angazhimit me Kombëtaren, në kualifikueset e Botërorit 2026. Sulmuesi kuqezi ishte protagonist absolut në fitoren 3-0 që Gëangju regjistroi përballë japonezëve të Vissel Kobe në Champions-in aziatik.

Skuadra nga Koreja e Jugut kishte humbur 2-0 ndeshjen e parë, por realizoi një përmbysje të jashtëzakonshme të rezultatit falë yllit shqiptar. Asani fillimisht barazoi rezultatin e përgjithshëm në 2-2 me penallti.

Por, perla e vërtetë erdhi në minutën e 118 të kohës shtesë, pas një inkursioni si ato të zakonshmit nga krahu dhe predhës me të majtën që përfundoi në rrjetë.

Imazhet janë spektakolare. Momenti i ekzekutimit të goditjes tregon të gjithë kualitetin dhe forcën goditëse të sulmuesit, që të kthenin në mendja golat e tij fantastik, falë të cilëve Shqipëria u kualifikua në finalet e Europianit 2024.

Goli i shkëlqyer bëri që të shpërthente festa në stadium, për një rezultat të jashtëzakonshëm të Gwangju, skuadër e cila në këtë edicion debutoi në turneun më të rëndësishëm të futbollit aziatik.

Me dygolëshin e realizuar, Jasir Asani u ngjit në kuotën e 9 rrjetave sezonale, duke u ngjitur në krye të listës së golashënuesve të Champions League aziatike. 

Share This Article