Championsi, Liga e ‘gardianëve’

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vitrina e futbollit evropian, Champions League zhvilloi ndeshjet e para në fazën e 1/8. Spektakël dhe surpriza në fushë, aty ku padyshim spikatën edhe portierët. Roli më me peshë në një ekip, presioni dhe përgjegjësia i delegohen “gardianëve” që me paraqitjet e tyre mund ta fitojnë apo humbasin një duel.


Mbrëmja e së mërkurës tregoi se jo më kot skuadrat kanë trajner portierësh, kujdes të veçantë për atë rol dhe një vëmendje të shtuar për katërkëndëshin. Në tre nga katër ndeshjet e mbrëmjes së djeshme (5 mars), portierët ishin më të mirët e sfidave, duke pritur gjithçka që iu nis drejt portave.

Feyenoord 0-2 Inter

Zikaltërit hodhën një hap me peshë për kalimin në çerekfinale, ndërsa në Holandë më i miri në fushë ishte Josep Martinez, gardiani spanjoll i Interit. Mungesa e Sommer për shkak lëndimi i tregoi Inzaghit se mund të besojë te Martinez dhe duket se zvicerani do e ketë të vështirë në rikthim, pasi spanjolli ka “çimentuar” katërkëndëshin. Nota 8.3 nga ‘SofaScore’ është mëse e merituar. Në pesë ndeshjet e tij me Interin, Martinez e ka mbajtur portën në katër raste të paprekur dhe goli i vetëm i pësuar erdhi pas një superpritjeje të tij, ku në rastin e dytë nuk kishte shanse ta kapte.


Benfica 0-1 Barcelona

Barcelona fitoi në Portugali falë paraqitjes vendimtare të Wojciech Szczęsny. Nëse portieri polak nuk do bënte tetë pritje deçizive, goli i Raphinhas nuk do kishte vlerë. Wojciech Szczęsny “vari dorezat në gozhdë” gjatë verës 2024 pasi mbylli marrëveshjen me Juventusin dhe një dëmtim i Ter Stegen bëri që Barça t’i besonte kontratën 1-vjeçare. Tanimë Szczęsny bëhet hero dhe vlerësohet me notën 9.5 nga ‘SofaScore’.

PSG 0-1 Liverpool

Fenomenale. Kështu mund të përshkruhet paraqitja e Alisson Becker për Liverpoolin në fitoren kundër PSG-së në Paris. Nëntë pritje, “Njeriu i Ndeshjes” dhe paraqitja më e mirë e karrierës së tij. Braziliani ishte si “njeriu merimangë” që kishte ‘thurur rrjetën’ për mos kaluar topi.

Share This Article