Kate Middleton dhe mbreti Charles thuhet se po afrohen gjithmonë e më tepër pas diagnozave përkatëse me kancer në një kohë të shkurtër. Kjo është hera e parë në historinë e monarkisë që dy anëtarë të familjes mbretërore të kësaj rëndësie po përballen njëkohësisht me probleme të tilla shëndetësore.
“Ai ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë me Middleton. Nuk është e tepërt të thuhet se princesha është si vajza që nuk e pati kurrë”, shprehet biografia Sally Bedell për People. “Charles ndan me William impulsin për ta mbrojtur Kate në çdo situatë. Ata janë krah njëri-tjetrit, Kate dhe Mbreti”, vazhdon më tej deklarata.
Pallati Buckingham deklaroi se mbreti Charles është “shumë krenar për kurajon dhe mënyrën si Kate foli” kur lajmëroi botën për diagnozën me kancer.
Mediat zbuluan se ditën para se Kate të ndante këtë lajm me botën, Charles e kishte ftuar për drekë private në kështjellën Windsor. Fakti që të dy janë prindët dhe të dy po kalojnë një eksperiencë të fortë si kjo, sipas ekspertëve mbretërorë do e forcojë lidhjen e tyre.
Lujtojmë se më 22 mars Kate tregoi se ishte diagnostikuar me kancer dhe i dha fund njëherë e mirë gjithë teorive konspirative për të. Dy muaj më herët u njoftua diagnoza me kancer edhe për mbretin Charles.