Charles Leclerc fiton garën për Çmimin e madh të Australisë, Hamilton jashtë podiumit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc ka fituar garën për Çmimin e madh të Australisë.

Çmimi i madh i Australisë është përshkuar me një garë të fortë gjatë 58 xhirove.

Megjithatë, në fund fitues doli Leclerc, i cili gjithashtu e nisi nga ‘pole-positon’, duke konsoliduar epërsinë e tij dhe të Ferrarit në kampionat.

Pas tij në vendin e dytë Sergio Perez, ndërsa podiumin e kompletoi George Russell i Mercedesit.

Në vendin e katërt përfundoi Lewis Hamilton, Lando Norris i pesti, ndërsa Daniel Ricciardo i gjashti.

Esteban Ocon e mbylli garën i shtati, Valtteri Bottas i teti, Pierre Gasly i nënti dhe Alexander Albon i dhjeti.

Share This Article