Chelsea deklason Sevillën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea e ka mposhtur me rezultat 0-4 Sevillën për ta fituar kështu Grupin E të Ligës së Kampionëve. Olivier Giroud ka shënuar të katër golat në këtë ndeshje. Sulmuesi francez startoi sot nga fillimi dhe tregoi cilësite e tij se pse ka startuar.

Olivier Giroud ka qenë krucial sonte për Chelsean në ndeshjen kundër Sevillës pasi që ka shënuar katër gola duke bërë që Blutë e Londrës të kualifikohen si të parët në Grupin E të ligës së Kampioneve.

Chelsea e kishte siguruar kualifikimin në javën e katër por kishte mbetur vetëm konfirmimi për vendin e parë apo të dytë në grup pasi që kaq pikë kishte edhe Sevilla.

Serinë e golave Chelsea e nisi në minutën e 8-të ku shënoi Giroud. Me rezultat 0-1 përfundoi edhe pjesa e parë.

Share This Article