Chelsea dominon West Hamin, por merr fitore minimale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea ka triumfuar ndaj West Ham United në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier, duke shënuar fitore minimale 1-0.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga The Blues, por që u munguan konkretizimi i rasteve, duke mos arritur të krijojnë një rast serioz.

Në 45 minutat e dytë, sërish ishte një Chelsea më kërkuese, por që tani fati nuk ishte në anën e tyre.

Rasti i parë serioz në ndeshje erdhi në minutën e 75-të të takimit, kur Timo Werner lëshoi një goditje, mirëpo Lukas Fabianski ishte në vend.

Rastin ideal pati edhe Jorginho, pasi një penallti të fituar në minutën e 85-të, italiani nuk ia doli ta mposhte Fabianskin që e priti me lehtësi gjuajtjen e tij.

Por, heroi i Chelseat në minutat e fundit të takimit ishte Christian Pulisic, që realizoi për 1-0 në minutën 90-të.

Pas javës së 34-të, Chelsea vazhdon të jetë në vendin e tretë me 63 pikë, ndërsa në xhiron e 35-të do të kenë punë me Manchester United.

Share This Article