Chelsea e kthen Brojën në “nomad”, vendos për të ardhmen e gjigantit shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas shumë fjalëve, por edhe ofertave zyrtare, më në fund Chelsea duket se ka vendosur për të ardhmen e sulmuesit shqiptar Armando Broja.

Daily Mail ka shkruar këtë të diel se 20-vjeçari do të luajë sezonin e ardhshëm me skuadrën e West Ham, por sërish i huazuar.

Chelsea nuk do të humbasë shërbimet e sulmuesit shqiptar dhe për këtë arsye do ta huazojë atë sërish. Dy vite më parë, Broja ishte pjesë e Vitesse-s në Holandë, aty ku arriti të realizonte 10 gola në 30 ndeshje. Sezonin e kaluar, Broja ishte pjesë e Southampton, ku në 32 ndeshje në Premier League e gjeti rrjetën 6 herë.

Në sezonin e tij të parë në elitën e futbollit anglez, Broja i bindi të gjithë për potencialin që zotëron dhe ofertat për të ishin të shumta, jo vetëm nga skuadrat në ishull, por edhe nga Italia e Gjermania.

Megjithatë, më konkret ka qenë pikërisht West Ham, i cili dërgoi edhe një ofertë zyrtare te Chelsea me 30 milionë paund, por Tuchel vendosi të presë edhe për një tjetër sezon e më pas të vendosë nëse Broja do të rikthehet në skuadrën ku u rrit si futbollist.

Share This Article