Chelsea fiton derbin ndaj Tottenhamit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea është kthyer te fitorja në Premier League. Të dielën në “Stamford Bridge”, skuadra e udhëhequr nga trajneri Thomas Tuchel, fitoi derbin londinez ndaj Tottenhamit me rezultatin 2:0.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Sulmuesi anësor, Hikam Ziyech, realizoi në minutën e 47-të një gol të bukur për të kaluar në epërsi Chelsean.

Vetëm shtatë minuta më vonë Thiago Silva dyfshoi epërsinë. Ai realizoi gol me goditje me kokë.

Pas dy golave të pësuar Tottenhami krijoj raste shënimi por nuk e gjeti golin.

Me këtë fitore Chelsea pozicionohet në vendin e tretë me 47 pikë derisa Tottenhami është në pozitën e shtatë me 36 pikë.

Share This Article