Chelsea është rikthyer te fitoret në Ligën Premier, pasi ka triumfuar në udhëtim te Leeds United me rezultat 0-3.
Londinezët kanë marrë tri pikë më lehtë se që është pritur, pasi vetëm pas katër minutash lojë kaluan në epërsi me Mason Mount që realizoi pas asistimit nga Reece James.
Ishte minuta e 24-të e ndeshjes, kur Daniel James i vendasve u ndëshkua direkt me karton të kuq dhe la Leedsin me 10 futbollistë në fushë.
Me epërsinë minimale të mysafirëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Me të filluar pjesa e dytë mysafirët shënuan përsëri, kur Mason Mount tani asistoi tek Christian Pulisic i cili me një goditje nga distanca realizoi për 0-2.
Chelsea vazhdoi dominimin në ndeshje, teksa në minutën e 83-të shënuan edhe golin e tretë me Romelu Lukakun që realizoi.
Me këto tri pikë mysafirët blindojnë pozitën e tretë në tabelë, derisa Leeds United tani ndodhet në një pozitë tejet të vështirë dhe me gjasa të pakta për të mbijetuar.
Vendasit pas 36 ndeshjeve zënë vendin e 18-të në tabelë me 34 pikë.