Chelsea fiton me supergolin e Giroudt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea ka bërë hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të martën mbrëma në Bukuresht të Rumanisë, skuadra londineze e mposhti Altetico Madridin me rezultatin 1:0. Atletico ishte vendase në këtë ndeshje, të cilën e organizoi në Rumani për shkak të masave kufizuese në Spanjë.

Golin e vetëm e shënoi francezi Olivier Giroud. Ai realizoi gol të bukur me goditje “gërshërë” në minutën e 68-të.

Ndeshja e kthimit luhet më 17 mars në Stamford Bridge. Chelsea po vazhdon me rezultate të mira nën drejtimin e gjermanit Thomas Tuchel.

Share This Article