Chelsea fut Armando Brojën dhe fiton 2-1 në derbi, Manchester City përmbysje të madhe në Liverpool

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Premier League e futbollit në Angli vijon të jetë në javën e 19-të. Boxing Day nuk rezervoi surpriza mbrëmjen e së mërkurës, me Wolves, Chelsea dhe Manchester City që fituan.

Në “Stamford Bridge” Chelsea fitoi 2-1 me Crystal Palace në derbin e Londrës, teksa golat për Blutë u shënuan nga Mudryk dhe Madueke, teksa Palace barazoi përkohësisht me Olise. Në fushë për Chelsean luajti 20 minutat e fundit edhe Armando Broja, që ishte në fushë në momentin kur u shënua goli i fitores për të tijtë. Chelsea me 25 pikë mban vendin e dhjetë.

Në “Goddison Park”, Everton nuk mundi të mbante rezultatin e pjesës së parë, me golin e Harrison që i dha suksesin në 45 minutat e para. Manchester City e përmbysi 1-3 me gola të Foden, Alvarez dhe Bernardo Silva. City me 37 pikë ngjitet në pozitën e katërt.

Share This Article