Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Brightonit. Ndeshja e javës së 24-të të Premier Leagues së Anglisë e zhvilluar të martën, përfundoi baras, 1:1.
Kjo është ndeshja e katërt radhazi që skuadra e Thomas Tuchel nuk arrin të fitojë në kampionat, dhe tashmë duket se synimi kryesor do të jetë mbetja në top-katërshe.
Chelsea shënoi i pari në minutën e 28-të. Golashënues ishte Hakim Ziyech, kurse në minutën e 60-të, Adam Webster barazoi rezultatin në 1:1, rezultat me të cilin u mbyll edhe ndeshja.
Chelsea mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, kurse Brightoni në pozitën e nëntë me 28 pikë.