Chelsea harron problemet e klubit e konsolidon vendin e tretë: Southmapton humbet e Broja dëmtohet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një ditë shumë të komplikuar, për shkak të sanksioneve ndaj Roman Abramovich, Chelsea sidoqoftë rrëmben fitoren 3-1 ndaj Norwich, duke konsoliduar kështu vendin e tretë në Premier League.

Ndeshje menjëherë në zbritje për blutë, me Chalobah (3′) dhe Mount (14′) që i dhanë drejtim sfidës. Pukki ngushtoi diferencën në minutën e 69, por Havertz e mbylli llogarinë në minutën e 90. Poker i Wolverhampton ndaj Watford dhe zonën e Europës është më afër.

Dështon Southampton i Brojës të bëjë rezultat, i mundur 1-2 nga Newcastle, për më tepër që sulmuesi i kombëtares shqiptare doli nga fusha në minutën e 73 i dëmtuar. Amstrong kaloi në avantazh Saints në minutën e 25, por u përmbys nga golat e Wood (32′) e Guimaraes (52′).

Triumf fantastik i Aston Villa në transfertën me Leeds, që vazhdon të jetë në zonën e rrezikut. Coutinho hapi serinë e golave në minutën e 22′, ndërsa Cash në minutën e 66′ e Chambers 7 minuta më pas mbyllën historinë.

Wolverhampton shkatërroi Watford 4-0, duke u ngjitur në kuotën e 43 pikëve në vendin e tetë, duke zhytur miqtë që mbeten të parafundit me 19 pikë.

Premier League England

Norwich City 1-3 Chelsea

Southampton 1-2 Newcastle United

Wolverhampton Wanderers 4-0 Watford

Leeds United 0-3 Aston Villa

Share This Article