Chelsea i pandalshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea ka shënuar fitoren e radhës në Premier League. Londinezët të shtunën në udhëtim mposhtën Newacstle Unitedin me rezultatin 3:0.

Në pjesën e parë, Chelsea dominoi por nuk arriti ta gjente golin.

Në 45-të minutëshin e dytë ishin londinezët që shënuan tre gola. Në minutën e 65-të Reece James realizoi për 1:0.

Mbrojtësi i krahut realizoi edhe në minutën e 77-të për të dyfishuar epërsinë e Chelseat.

Në minutën e 79-të fitoren nga pika e bardh e vulosi mesfushori, Jorginho për 3:0.

Me këtë fitore Chelsea mbetet lider në Premier League me 25 pikë derisa Newcastle ka katër pikë.

Share This Article