Chelsea vazhdon të jetë një nga klubet më aktive në tregun e transferimeve dhe po synon të përforcohet më tej për sezonin e ardhshëm të Ligës Premier.
Trajneri Enzo Maresca, i cili ka dhënë prova bindëse në krye të ekipit, ka ndikuar drejtpërdrejt në planet ambicioze të klubit për përforcime të reja.
Pas suksesit në Ligën e Konferencës dhe një paraqitjeje dominuese në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër PSG-së, Chelsea ka kthyer vëmendjen nga merkato.
Sipas gazetarit Ben Jacobs, londinezët kanë shprehur interes për mbrojtësin e ri të Ajaxit, Jorrel Hato, vetëm 19 vjeç, dhe kanë zhvilluar kontakte fillestare me klubin holandez.

Hato konsiderohet një talent i rrallë dhe shumë i gjithanshëm, pasi mund të luajë si qendërmbrojtës dhe në krahun e majtë të mbrojtjes.
Ajax e vlerëson kartonin e tij në plot 69 milionë euro, dhe megjithëse nuk ka ende një ofertë zyrtare, Chelsea është duke shqyrtuar mundësinë për ta bërë lëvizjen.
Me kontratë deri në vitin 2028, Hato përfaqëson një investim afatgjatë, por mbetet për t’u parë nëse Chelsea do të shkojë deri në fund për të siguruar shërbimet e tij.