Chelsea ka triumfuar 1-0 ndaj Fulham, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në kampionat. Blutë e Londrës koleksionojnë suksesin e 3-të radhazi dhe shkojnë në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë.
Takimi u vendos nga një gol i Palmer, në minutën e 44-të. Ai ekzkekutoi saktë një penallti, duke dërguar topin pas shpinës së Lenos. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar nuk u shndërrua në protagonist, gjithsesi, nota 7.3 për të.
Ndeshja e radhës për skuadrën e Pochettinos është mjaft e vështirë, pasi do i duhet të përballet me Liverpool në “ferrin” e Anfield. Në krahun tjetër, Fulham pret Everton.