Chelsea mposht Salzburg-un dhe siguron kalimin e grupit, minuta dhe për Brojën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea arriti të fitojë 1-2 në transfertë ndaj Salzburgut në ndeshjen e pestë të vlefshme për fazën e grupeve duke siguruar vendin e parë.

Kroati Kovacic ishte autor i golit të vetëm në pjesën e parë, ndërsa austriakët reaguan në 45 minutat e dyta duke arritur të barazojnë me anë të Adamu. Megjithatë, gjermani Havertz realizoi një supergol duke i dhënë fitoren londinezëve.

Në minutën e 75-t u aktivizua edhe Armando Broja, i cili nuk arriti të linte gjurmë në këtë takim. Me këtë fitore, Chelsea arriti në kuotën e 10 pikëve kur ka mbetur edhe një ndeshje, Salzburgu 6 pikë, ndërsa Milani dhe Dinamo Zagreb, të cilat luajnë së bashku këtë mbrëmje, kanë nga 4 pikë.

Share This Article