Chelsea mund Sheffield, Broja bën “mëkat”, City shpërdoron avantazhin e dyfishtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City ka barazuar 2-2 me Crystal Palace në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. “Qytetarët” shpërdoruan avantazhin e dyfishtë, me të dy skuadrat që u detyruan të pajtoheshin me nga një pikë. Grealish dhe realizuan në të mirë të kampionëve të Anglisë, duke të dhënë përshtypjen se gjërat do të jenë të lehta.

Nuk ndodh kështu, pasi mysafirët s’e kishin ndërmend të dorëzohen. Mateta dhe një gol i Olise me penallti në kohën shtesë vulosën përfundimisht fatin e takimit. Skuadra e Guardiolës e sheh veten në vendin e katërt me 34 pikë.

Chelsea mund 2-0 me Sheffied United, falë golave të Palmer dhe Jackson, në pjesën e dytë. 15 minuta lojë për Armando Brojën, me sulmuesin shqiptar që pati rast të artë për të shënuar, por gaboi. Ky rezultat dërgon Blutë e Londrës në kuotën e 22 pikëve, në mesin e tabelës.

https://rumble.com/embed/v3z0lsz/?pub=4
https://rumble.com/embed/v3z0llw/?pub=4
https://rumble.com/embed/v3z0ljs/?pub=4
Share This Article