Chelsea në finale të Botërorit të klubeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Chelsea, është kualifikuar në finale të Botërorit të klubeve.

Të mërkurën në gjysmëfinale, skuadra angleze fitoi ndaj Al Hilalit të Arabisë Saudite me rezultatin 1:0. Golin e vetëm e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 32-të. Ndeshja është luajtur në Abu Dhabi para 12 mijë shikuesve.

Në finale, më 12 shkurt, takohen Chelsea dhe skuadra braziliane, Palmeiras. Palmeirasi në gjysmëfinale fitoi 2:0 ndaj Al Ahlyt të Egjiptit.

Chelsea është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve.

Share This Article