Chelsea ngec ndaj Brentford në ndeshjen e parë të Brojës si titullar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armando Broja e nisi për herë të parë si titullar një ndeshje me Chelsea, por nuk arriti të bënte diferencën në sfidën ndaj Brentford, që përfundoi 0-0.

Sulmuesi shqiptar luajti 60 minuta dhe tentoi të gjente rrjetën në disa raste, por pa mundur të shënonte golin e dytë në karrierë me “Blutë”.

Pas këtij barazimi, Chelsea renditet në vendin e katërt, me 20 pikë.

Ndërkohë, edhe Liverpool vijon në rrugën e fitoreve, pasi mposhtën 1-0 Manchester Cityn. Me po të njëjtin rezultat, mbrëmjen e sotme, ekipi i Jurgen Klopp mposhti West Ham. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Darwin Nunez, në minutën e 22-të.

Me këtë sukses, “Të kuqtë” ngjiten në vendin e 7 të Premier League, me 16 pikë pas 10 ndeshjesh.

Share This Article