Chelsea nuk e konsideron, Armando Broja ofertë nga klubi i ligës së dytë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja kaloi disa muaj jo të suksesshëm në huazim te Everton, ndërsa tani është rikthyer në klubin mëmë, Chelsea. “Blutë e Londrës” nuk e konsiderojnë 23-vjeçarin për të ardhmen dhe e kanë nxjerrë në shitje, teksa për të interes ka edhe nga Southampton, skuadra që u rrëzua nga Premier League sezonin që sapo u mbyll.

Nëse Broja vendos të bashkohet me Southampton, gjë që nuk përjashtohet, ky do ishte një rikthim për të te “Shenjtorët”; pasi ka luajtur me ta në sezonin 2021-22, aty ku edhe ra në sytë e shumë klubeve.

Me Chelsean që e ka nxjerrë në shitje dhe Brojën që po kërkon një strehë, rrugët me Southmpton mund të kryqëzohen sërish dhe mediet në Angli nuk e tregojnë si diçka të pamundur.

Sezonin që sapo u mbyll Broja me Everton luajti në dhjetë ndeshje, me një total prej 332 minutash, ku nuk mundi të shënonte asnjë gol.

Share This Article