Skuadra e Chelseat nuk ka bërë asnjë transferim gjatë afatit kalimtar të janarit.
Meidat angleze kanë raportuar se trajneri Thomas Tuchel është shprehur i pakënaqur që nuk ka arritur të sjellë ndonjë përforcim në “Stamford Bridge”.
Klubi anglez ishte në kërkim të një mbrojtësi të krahut pas lëndimeve të Ben Chilwell dhe Reece James.
Por drejtuesit e klubit anglez dështuan në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit të gjejnë një zëvendësues.