Chelsea ka bërë një ofertë të madhe për Paris Saint-Germain në një përpjekje për të siguruar nënshkrimin e Kylian Mbappe këtë verë.
24-vjeçari është bërë papritmas një nga emrat më të nxehta në afatin kalimtar, pasi u zbulua në fillim të këtij muaji se ai i kishte paraqitur PSG-së një letër zyrtare ku nuk do të aktivizonte zgjatjen e kontratës së tij.
Kjo do të thotë se ai do të jetë lojtar i lirë pas 12 muajsh, duke bërë që klubi francez të pranojë ofertën më të lartë të mundshme këtë verë.
Real Madrid, duket si destinacioni i tij më i mundshëm, por edhe klubet angleze Liverpool, Chelsea dhe Manchester United gjithashtu kanë qenë të lidhur me yllin francez.
Sipas mediumit spanjoll El Nacional, Chelsea ka bërë një ofertë në një përpjekje për të joshur PSG-në dhe Mbappen.
Blutë kanë ofruar 120 milionë euro dhe katër lojtarë për të zgjedhur në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje.
Raheem Sterling, Marc Cucurella, Cesar Azpilicueta dhe Romelu Lukaku janë katër lojtarët e përfshirë si pjesë e negociatave me shpresën se Chelsea mund të heqë disa para nga çmimi i madh prej 150-200 milionë euro i kërkuar nga PSG për Mbappen.
Edhe trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino, dëshiron të takohet sërish me ish-lojtarin e tij’ që e drejtoi te PSG.