Chelsea, për “shopping” në Serie A, pas mbrojtësit Koulibaly hedh rrjetat për sulmin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas Kalidou Koulibaly, Chelsea vazhdon të hedhë rrjetat për të rrëmbyer yjet e Serie A. Mbrojtësi u ble për 40 milionë euro nga Napoli dhe do të përfitojë 10 milionë euro në sezon nga kontrata 4-vjeçare. Sapo 31-vjeçari zbarkoi në Londër, nga Anglia nisën edhe zërat se Chelsea po interesohet për një tjetër yll të kampionatit italian.

Rafael Leao ka hyrë në radarin e bluve. Portugezi ishte një prej protagonistëve absolutë të titullit të 19-të në histori dhe Milani e cilëson të paprekshëm. Megjithatë, problem mbetet fakti që rinovimi i kontratës është bllokuar. Marrëveshja aktuale përfundon në vitin 2024, por palët janë larg të aspekti financiar.

Për të qëndruar me kuqezinjtë Leao pretendon të paguhet të paktën 6 milionë euro dhe kjo do ta bindte të rinovonte deri në vitin 2027. Chelsea po interesohet për situatën e sulmuesit, për të kuptuar edhe se cila mund të jetë lëvizja e radhës.

Në anën tjetër, Milani është deri diku i sigurt nga klauzola me vlerë 150 milionë euro për prishjen e kontratës. Kjo nuk i ka ndaluar pronarët e rinj amerikanë të bluve që të kontaktojnë përfaqësuesit e lojtarit. Pas Koulibaly, në Londër po përgatiten për afrimin e bujshëm të merkatos.

Share This Article