Chelsea është në fazat finale të marrëveshjes për shitjen e klubit, derisa çdo ditë e më shumë dalin detaje.
Por, nga kjo shitje e klubit prej Roman Abramovich, duket se gjërat nuk do të jenë më njësoj, pasi do të ketë largimet të shumta.
Shumë lojtarë të rëndësishëm pritet të shiten nga klubi në momentin që arrin pronari i ri, raporton The Athletic.
Pas lojtarëve, largime do të jetë edhe në bordin drejtues, aty ku janë emra si Petr Cech, Bruce Buck dhe Marina Granovskaia.
Por, Abramovich ka kërkuar nga pronari që të ndërtojë stadiumin me kapacitete mbi 60 mijë ulësesh dhe të shkojë në bazë të projektit të tij që i solli klubit shumë suksese për afro 20 vite menaxhimi.
Sipas mediumit anglez, shumë shpejt pritet të mësohet edhe emri i pronarit të ri, e që tashmë janë duke u diskutuar detajet e fundit.